Kf.Gjilani nuk ndalet së transferuari dhe së fundmi ka njoftuar se ka vendosur t’i huazojë tre futbollistë në formë huazimi te Kf. Vllaznia e Pozheranit.
Mbrojtësi Kujtim Dubova, mesfushori Arbër Mustafa dhe sulmuesi Altin Aliu do ti bashkohet në formë huazimi për një vit ekipit të Vllaznisë nga Pozherani.
Shkak për këtë huazim janë bërë ardhjet e shumta në kampin gjilanas dhe hapsirat e pakta që kishin në dispozicion këta dy futbollistë.
Ky është njoftimi i pltë:
Mustafa,Aliu dhe Dubova huazohen tek Vllaznia e Pozheranit
Futbollistët e dalur nga akademia e klubit të Gjilanit, Arbër Mustafa, Altin Aliu dhe Kujtim Dubova, huazohen në skuadrën nga Liga e Parë e Kosovës, Kf. Vllaznia Pozheran.
Treshja e futbollistëve të cilët janë produkt i shkollës së futbollit të Gjilanit, do të paraqiten për skuadrën nga Pozhorani për edicionin e ardhëshëm garues në huazim një vjeçar, kësisoj duke synuar hapësira më të mëdha në ambientin e tyre të ri.
Klubi ju uron skuses futbollistëve në aventurën e tyre të re, duke ju dëshiruar paraqitje pozitive me skuadrën e tyre, në arritjen e objektivave.