Kf. Gjilani ka kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes së xhiros së dytë. Gjilani pas humbjes së thellë 4-1 në udhëtim te Trepça ’89 synon që të marrë pikët e para ndaj Ferizajt, qe do të luajnë në udhëtim
Për këtë takim trajneri Gentjan Mezani ka grumbulluar edhe përforcimin e fundit të Gjilanit, qendërmbrojtësit Ylli Shameti.
Njoftimi i plotë i klubit:
Gjilani pasditen e sotme ka mbyllur përgatitjet për duelin e javës së dytë kampionale, atë kundër Ferizajt.
Stërvitjet e sotme u mbajtën tek fusha ndihmëse dhe u mbajtën nga ora 17:00 deri në ora 18:00, me futbollistët të cilët punuan në detajet e fundit të takimit të nesërm.
Kryetrajneri i skuadrës, Gentjan Mezani gjithashtu sot ka përgatitur listën e futbollistëve të ftuar për takimin kundër Ferizajit.
Më poshtë e gjeni listën e plotë të futbollistëve.