Kf.Gjilani është gati për edicionin e ri në Superligën e Kosovës dhe nesër në Mitrovicë do të takohet me Trepçën 89′.
Por, si cdo fillim kampionat, edhe Gjilani pritet t’i ketë vështirësitë e komponimit dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryetrajneri, Gentjan Mezani.
Numri një i shtabit teknik të skuadrës, tha gjithashtu se skuadra ka kryer një fazë përgatitore relativisht të mirë dhe të suksesëshme, duke mos pasur lëndime brenda skuadrës.
“Kemi bërë një fazë përgatitore relativisht të mirë dhe të suksesëshme do të thosha, pasi nuk kemi pasur dëmtime dhe kjo është shumë e rëndësishme.Mendoj që fillimi i kampionatit do te jetë i vështir pasi është një skuadër e re por ne shpresojmë që me kualitetin që kemi ne skuadër ta kalojmë mirë dhe të jemi te gatshëm”, tha fillimisht Mezani.
Kryetrajneri Mezani foli edhe për ndeshjet parasezonale.
Sipas tij rëndësi të veçantë kishte njohja mes lojtarëve mes vete dhe komponimini tyre duke njohur cilësitë e bashkëlojtarëve.
“Kemi kryer disa ndeshje gjatë kësaj faze, ndoshta rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira por rëndësia e këtyre ndeshjeve është komponimi dhe njohja e sportistave me cilësitë e shokëve të skuadrës. Do të thosha që duhet akoma pak kohë për të parë nje Gjilan ashtu siç unë e mendoj ,shpresoj që të jetë sa më shpejt”, përfundoi trajneri i Gjilanit.
Kujtojmë se ndeshja e javës së parë mes Trepçës 89′ dhe Gjilanit, zhvillohet nesër(e diel), me fillim nga ora 17:00, në Mitrovicë.