Sc.Gjilani ka qenë sot nikoqir i Kf.Drenicës në ndeshjen miqësore që përfundoi me barazim me nga një gol për të dyja skuadrat.
Ishte skuadra vendase e Gjilanit, e cila e krijoj epërsinë në këtë ndeshje. Një ndërhyrje e palejuar në Bušič brenda zonës së Drenicës i dha mundësin futbollistit kroat që nga penaltia të realizoj për 1 me 0.
Drenica golin e barazimit e arriti në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat për rezultatin përfundimtar.
Futbollistët e Gjilanit krijuan edhe disa mundësi të mira shënimi, por në fund sfida mes skuadrave të lartëcekura u mbyll në barazim 1 me 1.
Gjilani paraprakisht ka zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese, ndërsa kjo me Drenicën ishte e gjashta me radhë në kuadër të fazës përgatitore parasezonale.