Kf. Ferizaj ka prezantuar tetë futbollistë, mesin e tyre 4 nga ekipet Gjilanase.
Bëhet fjalë për tre futbollistë të Kf.Dritës dhe një nga Kf.Gjilani, ndërsa në bankën e timonierit kanë vendosur, ish – trajnerin kampion të Dritës, Bekim Isufi.
Përparim Livoreka, Zgjim Mustafa dhe Filonit Shaqiri kanë kaluar nga Drita tek Ferizaj, ndërsa edhe Donat Kaçiu nga Gjilani ka ndërruar ngjyrat.
Kurse, Ferizaj premton edhe katër futbollistë nga Gana që do t’i bashkohen skuadrës shumë shpejt.