Pas fitores së rëndësishme ndaj Dritës në Gjilan, Kf.Ferizaj nuk ka kohë për pushim. Ata kanë vazhduar menjëherë me stërvitje të hënën, në përgatitje për ndeshjen e radhës që do e zhvillojnë në shtëpi, ndaj Kf.Gjilanit.
Një nga motorët e klubit, padiskutim pas futbollistëve është edhe trajneri, Bekim Isufi, i cili sot i ka përgëzuar futbollistët për fitoren e djeshme.
Për duelin e rradhës ndaj SC Gjilanit, Isufi do ti ketë në dispozicion edhe katër futbollistë të huaj të cilët erdhën ditë më parë te FC Ferizaj.
Për atmosferën në kampin ferizajas ka raportuar edhe faqja zyrare e klubit:
“Sot skuadra jonë ka mbajtur stërvitjen e rradhës, pas fitores së madhe në udhëtim ndaj Dritës dje në javën e parë në Ipko Superligën e Kosovës.
Atmosfera brenda klubit eshtë e mrekullueshme, dhe futbollistët së bashku me shtabin teknik dhe trajnerin kanë premtuar angazhim në çdo ndeshje, që të arrijmë suksese që qyteti ynë dhe tifozeria ‘Ujqit’ i meritojnë.
Këta djelmosha na kanë bërë krenar të gjithëve me paraqitjen e tyre dje, andaj edhe mbështetja jonë nuk duhet të mungojë në ndeshjet e rradhës, që të vazhdojmë me rezultate pozitive”, thuhet ne njoftimin e klubit.