Problemet financiare, mungesa organizative dhe shumë gjëra të tjera janë bërë pjesë e përditshmërisë e KF Ferizajit, të cilët tashmë kanë mbetur edhe pa investitorët anglez.
Lajmin e ka bërë të ditur “Insporti” që ka raportuar gjatë ditës se se investitorët anglezë të udhëhequr nga Brian Deane janë larguar nga klubi tash e një kohë.
Kryesia e klubit të Ferizajt këtë ende nuk ua ka konfirmuar futbollistëve dhe stafit të klubit.
Klubi i Ferizajt më shtatë korrik të këtij viti kishte kaluar në procesin e privatizimit. Vetëm pesë muaj më vonë klubi ka mbetur përsëri në udhëkryq.