DYLON

Shaqiri flet për ndeshjet në Kupën e Botës për klube

Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri po kërkon të bëjë histori me klubin anglez, Liverpool. Pas disa paraqitjeve të mira ai është ftuar nga Klopp që të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet që do t’i zhvillojnë në kuadër të Kupës së Botës për klube.

Shaqiri ka folur për ftesën që ka marrë duke thënë:  “Është ndjenjë e veçantë sepse luani kundër klubeve që janë krejt të ndryshme, kështu që është një përvojë e mahnitshme”.

“Nuk mund ta kesh gjithmonë këtë përvojë, është një rrugë e gjatë për të arritur atje, kështu që ne duhet ta shijojmë atë. E fitova atë tashmë me Bayernin, ishte e mahnitshme, dhe është gjithashtu e rëndësishme për klubin,një trofe i madh, një trofe i rëndësishëm”, tha Shaqiri.

EkoHigjiena

Po ashtu futbollisti i Liverpool tregoi se do të përpiqen që ta fitojnë këtë kupë.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të jetë mirë, moti i mirë, ekipe të mira, kështu që ne duhet ta shijojmë, por edhe të përpiqemi ta fitojmë atë”, perfundoi ai.

Liverpool ndeshjen e parë do ta luaj kundër Monterrey më 18 dhjetor.