Kf.Drita po vazhdon të qëndrojë në Bansko të Bullgarisë, për fazën përgatitore parasezonale.
Krahas stërvitjeve të përditshme dhe ndeshjeve kontrolluese miqësore, Drita po vazhdon përgatitjet intensive në forma të ndryshme.
Një aktivitet fizik, por edhe relaksues nëpër natyrën e bukur të Banskos futbollistët e zhvilluan edhe sot.
Vozitjet me biçikletë dhe shtigjet e mira të ngjitjes ishin atraksioni dhe stërvitjet e sotme të futbollistëve bardh e kaltër.
Kf. Drita në këtë udhëtim do të qëndrojë dhjetë ditë, ndërsa deri më tani ka zhvilluar dy miqësore, të cilat i ka fituar me rezultat minimal 0:1.