Kf.Drita ka mposhtur Kf.Ulpianën me rezultat të thellë 4:0, në miqësoren e radhës në kuadër të fazës përgatitore parasezonale.
Gjilanasit kanë treguar formë të mirë, teksa i kanë testuar prurjet e reja në klub në këtë afat kalimtar. Pikërisht, tre nga futbollistët e rinj kanë shënuar katër gola për dy herë kampionët e Kosovës.
Duke treguar një komponim të dukshëm në skuadër ata realizuan katër herë, teksa pjesa e parë u mbyll me epërsi të vendasve, 3:0 me dy gola të Fortunatos dhe një të NHamdi Namanit.
Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi tetovari, Izair Emini i cili nuk gaboi përball me portjerin mysafir.
Gjithsesi, vlen të ceket fakti se në këtë ndeshje të dy trajnerët si Ardian Nuhiu ashtu edhe Visoka vënë në sprovë të gjithë organikën e futbollistëve që do të kenë në dispozicion në kampionatin e ri.
Për Dritën kjo ishte miqësorja e dytë, pasi ditë më parë kaltër e bardhët mposhtën edhe Dardanën me rezultat, 0:2.