Kf.Drita sot është nisur për në Bansko të Bullgarisë për të vazhduar fazën e dytë përgatitore.
Në kuadër të fazës parasezonale të kampionatit të ri në Superligën e Kosovës 2019/20, Drita me gjithë përbërjen e skuadrës dhe prurjet e reja do të vazhdojë të qëndrojë në Bullgari për dhjetë ditë.
“Gjatë qëndrimit 10 ditorë, klubi ka paraparë ti zhvillojë edhe tri ndeshje kontrolluese. Se me cilat ekpie do të përballen bardhë e kaltërit tanë, do të ju njoftojmë në ditët në vijim!”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.