DYLON

Drita ende nuk e ka zyrtarizuar, por Faton Maloku udhëton me klubin në Bullgari

Drita ende nuk e ka zyrtarizuar, por Faton Maloku udhëton me klubin në Bullgari
Avatar photo Elife Sherifi

Edhe pse Kf.Drita nuk e ka zyrtarizuar transferimin e portierit gjilanas, Faton Maloku, sikur lojtarët e tjerë, duket se kjo punë tashmë është e kryer.

Ish-gardiani i Përfaqësueses së Kosovës ka ‘firmosur’ për një vit me klubin e Dritës dhe  tashmë palët kanë arritur marrëveshje një vjeçare, ndërkohë prezantimi është çështje ditësh.

Një fakt që e mbështet transferimin e tij është se Maloku ka udhëtuar sot me Dritën në Bullgari për fazën e dytë përgatitore.

EkoHigjiena

Ai ishte pjesë e fotografisë së përbashkët të klubit të publikuar nga faqja zyrtare e Dritës.

28 vjeçari bëhet ‘gardiani’ i dytë me të cilin FC Drita arrin marrëveshje këtë afat kalimtarë, pas ‘gardianit’ maqedonas Darko Tofiloski.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.