Pas përgatitjeve dhjetë ditore në Bansko të Bullgarisë, Kf.Drita është rikthyer në Gjilan për kampionatin e ri 2019/20 në Superligën e Kosovës.
Klubi tashmë ka marrë energjinë e duhur dhe ka mbushur bateritë për një fillim të ri, gjersa mezi po e presin kampionatin.
Në Bullgari, Drita ka zhvilluar disa ndeshje miqësore të cilat i ka fituar të gjitha.
Edhe këtë vit, Kf.Drita ka bërë disa ndryshime dhe ka investuar në mbi dy milionë euro transferime, gjersa priten rezultate të mëdha këtë vit.