DYLON

Zhvillohen ndeshjet e para në Kampionatin Evropian, Kosova e nis me humbje

Zhvillohen ndeshjet e para në Kampionatin Evropian, Kosova e nis me humbje
Avatar photo Elife Sherifi

Ka filluar Kampionati Evropian i Divizionit B, për femra U20, i cili po zhvillohet në Kosovë, Prishtinë. Kampionatin e ka hapur zyrtarisht Winfried Gintschel, i deleguari nga FIBA.

Ndërkohë, Kosova U20 ka zhvilluar ndeshjen e parë përballë Turqisë, duke pësuar humbje 87:49.

Vashat e Kosovës janë shumë më të reja dhe synojnë të fitojnë përvojë nga ky Evropian. Kosovaret kanë pasur përkrahje edhe nga një numër i madh i tifozëve.

EkoHigjiena

Në takimet tjera, Finlanda ka mundur Greqinë 79:55, Kroacia mundi Islandën 76:55 dhe Irlanda mposhti Ukrainën 63:53.

Kampionati do të vazhdojë deri më 11 gusht, kur është ceremonia mbyllëse dhe finalja e madhe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.