Zgjim Mustafa është transferimi më i ri i Klubit Futbollistik “Dardana”. 25 vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Dardanës. Ai ditë më parë u nda me FC Ferizajn, klub në të cilin luajti në pjesën vjeshtore të kampionatit.
Mustafa vjen te Dardana pas insistimit të kryetrajnrit të kësaj skuadre Sadat Pajaziti, i cili kërkon të ndërtojë një skuadër kompetitive për pjesën pranverore të kampionatit.
Ish-mesfushori i Gjilanit dhe Dritës është prezantuar këtë të shtunë edhe zyrtarisht në ambientet e klubit nga Kamenica.
Dardana në pjesën vjeshtore të kampionatit përfundoi në pozitën e nëntë të renditjes tabelare me 23 pikë.