KF Dardana po qëndron në bregdetin shqiptar, Durrësin për përgatitjet parasezonale. Në kuadër të fazës përgatitore, djelmoshat e udhëhequr nga Sedat Pajaziti zhvilluan ndeshje miqësore ndaj KF Bulqiza, shkruan 2LONLINE.com.
Këtë ndeshje kontrolluese e kontrolloi tërësisht klubi nga Kamenica, duke e dominuar në cdo pjesë të lojës. Ata e mposhtën skuadrën e Ligës së Dytë të Shqipërisë, KF Bulqiza me rezultat të thellë, 6:0, njofton 2LONLINE.com.
Golashënues:
D.Mosquera x2
Yuri Aguiar x1
Z.Mustafa x1
D.Dermaku x1
E.Thaqi x1
Në fund, klubi ‘kaltërebardhë’ e falënderoi nikoqirin për lojën fer dhe korrekte.