Kf Dardana sot ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me dy lojtarë brazilian të ardhur javë më parë në klubin nga Kamenica, që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, transmeton 2LONLINE.COM.
Këtë e njoftoi klubi ‘kaltërebardhë’ përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, ku edhe i ka prezantuar ardhjet e reja.
Kujtojme se Dardana do ta zhvilloje ndeshjen kontrolluese me Driten te merkuren, 22 janar nga ora 13:30 ne Gjilan.
“TALISSON luan në pozitën e mbrojtësit dhe vjen nga njëri ndër klubet më të njohura braziliane, Fortaleza CF!
Ndërsa, futbollisti, YURI AGUIAR – sulmues vjen nga gjiganti brazilian CORITIBA CF!
Mirë se vini Yuri&Talisson në familjen e madhe bardh e kaltër!
Bem-vindo à grande família azul e branca YURI&TALISSON!
KF DARDANA”, na Facebook.