Ekipi llapjan, Kf.Llapi nga Podujeva ka udhëtuar sot në Anamoravë, për të zhvilluar ndeshje miqësore ndaj Kf.Dardanës në stadiumin “Agush Isufi” në Kamenicë.
Ndeshja u mbyll me barazim 2:2, ndërsa golat për Llapin i shënuan Golat e dy mesfushorëve Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi, kurse për Dardanën shënuan Gentrit Bislimi dhe Qëndrim Ismajli.
Për Dardanën e Erdin Hashanit, tashmë pjesë e Ligës së Parë kjo ishte ndeshje e tretë më rradhë ndaj skuadrave të Superligës pas Flamurtarit dhe Dritës, ndërkohë për Llapin dueli i pestë kontrollues këtë fazë përgatitjesh.