Kf. Bashkimi nga Koretini ka transferuar futbollistin nga Fushë Kosova, Florent Osmani. Ai pritet të forcojë mesfushën ofanzive të ‘portokallinjëve’, gjersa tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht nga klubi.
Osmani më parë ka luajtur edhe te Vllaznia për gjashtë muaj, ndërsa ishte pjesë e 2 Korrikut në grupmoshat e këtij klubi.
Njoftimi i plote:
KF Bashkimi arriti marrëveshje për sezonin 2019/20 me lojtarin e krahut Florent Osmani.
Florenti në të kaluarën veshi fanelat e KF 2Korrikut, KF Fushë Kosovës dhe KF Vllaznia.
Florenti luan në pozitën sulmuesit të krahut duke qenë një lojtar shumë efektiv në fazën ofanzive si dhe një punëtorë shumë i madh që ndihmon jashtëzakonisht shumë edhe pjesën defanzive.
Mirë se vjen Florent
Të dëshirojmë shëndet dhe suksese.