Kf.Bashkimi nga Koretini ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të rinj, Visar Zogianin dhe Erzen Zyberajn.
Visari ka një përvojë të jashtëzakonshme në futbollit kosovar, shqiptar dhe atë francez, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrave të njohura të Superligës, derisa sezonin e kaluar ishte truri i skuadrës së KF Dardanës.
Edhe Erzeni sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Dardanës duke qenë një lojtar i pathyeshëm i mbrojtjes.
“Mirë se vini në shtëpinë e madhe Visar dhe Erzen.
Faleminderit që besuat projektit të ri të KF Bashkimit”, thuhet në njoftimin e klubit.