Klubi Futbollistik “Bashkimi” nga Koretini ka kompletuar transferimin e dy futbollistëve të Kf. Dritës, Egzon Syla dhe Emre Hasani.
Lajmin e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e klubit, teksa u kanë uruar mirëseardhje dy futbollistëve të rinj, të cilët vijnë nga të rinjtë e Dritës.
“KF Bashkimi – Koretin ka vazhduar që në radhët e veta të sjell lojtar të rinjë dhe të talentuar. Sot radhëve të KF.Bashkimi u janë bashkangjitur mbrojtësit Egzon Syla dhe Emre Hasani.
Egzoni dhe Emre janë produkt i shkollës së kampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.