DYLON

Gjilani ia huazon dy futbollistë Dardanës nga Kamenica

Gjilani ia huazon dy futbollistë Dardanës nga Kamenica
Avatar photo Elife Sherifi

Kf. Gjilani ka vendosur t’i lirojë dy futbollistët e rinj të skuadrës, Qëndrim dhe Arlind Ismajlin. Ata do t’i  bashkohen Kf. Dardanës nga Kamenica në formë të huazimit.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë zyrtarët e klubit në mënyrë që futbollistët e dalë nga akademia e klubit drejt Dardanës për të patur hapsirë më të madhe dhe zhvillim të aftësive.

“Skuadra e Gjilanit ju njofton se ka arritur marrëveshje me skuadrën nga anamorava, KF Dardana, për huazimin e dyshes së mesfushorëve Qëndrim Ismajli dhe Arlind Ismajli në skuadrën nga Kamenica.

EkoHigjiena

Dy futbollistët e dalur nga akademia e klubit tonë, me prejardhje pikërisht nga qyteti i Kamenicës, për arsye të hapsirave dhe realizimit të minutazhës më të madhe, do të kalojnë në huazim një vjeqar në qytetin e tyre të lindjes, ku do të mbrojnë ngjyrat e ekipit, i cili këtë vit u inkuadrua në ligën e parë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.