Skuadra e Ligës së Dytë, Kf.Bashkimi nga Koretini ka zhvilluar sot ndeshje kontrolluese në prag të fillimit të kampionatit. Bashkimi ka mposhtur KF Dritën U19 me rezultat bindës 1:5.
Një lojë shumë e bukur, me shumë aksione dhe numër të madh të rasteve që shumë lehtë ka mundur të jetë rezultati edhe më i thellë për Kf.Bashkimin. Në anën tjetër, Drita ishte thuajse tërë ndeshjen nën hije.
Bashkimi inkuadroi në lojë të gjithë futbollistët, pasi kjo ishte një mundësi e mirë për ta testuar formën e skuadrës.
Me këtë lojë kanë përfunduar ndeshjet kontrolluese para fillimit të kampionatit.