Lodhja – Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.
Ndryshime në gjoks – Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund t’u dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.
Njolla gjaku – Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është futur në mitër.
Ndjeshmëri e lartë nuhatje – Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.
Urinim i shpeshtë – Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.
Lëvizje në zorrë – Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.
Keni humbur periodën e fundit – Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzënisë. Shume teste shtatzënie tregojnë pozitive, vetëm pas ditës që prisnit t’ju vinin periodat.
Ndjeheni keq në mëngjes – Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.
Neps – Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund t’i urreni sa t’i shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzënë i urrejnë.
Hundë të zëna – Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.
Dhimbje koke – Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzënë. Mund të jenë të lehta ose të forta.
Ënjtje – Mund të provoni ënjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të ënjten gjithashtu për shkak të rritjes së tensionit.
Gazra – Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzënisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni t’i lëshoni gazrat nga trupi.
Lëvizje humori – Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.