Ju duhet të kujdeseni për shëndetin e përgjithshëm dhe higjenën personale. Ja cilat janë gjërat që nuk duhet t’i ndani kurr me të tjerët sepse mund të merrni mikrobe e viruse që do t’ju kushtojnë shumë në aspektin shëndetësor:
Sapuni: është një produkt që ndihmon në eleminimin e baktereve, por pas përdorimit të tij disa nga bakteret mund të mbeten aty dhe mund të transferohen tek personi tjetër.
Furçja e dhëmbëve: nuk duhet ndarë kurrsesi me dikë tjetër sepse është burim i pashmangshëm bakteresh e virusesh.
Krëhëri, kapelet etj: janë burim që mund të transmetojnë morra.
Makijazhi: buzëkuqi mund të jetë një produkt që mund t’ju ngjisë herpesin. Ndërsa lapsi i syve apo remeli mund të transmetojë infeksionet e syve.
Brisqet: janë gjithashtu një produkt që nuk duhet ndarë asnjëherë me të tjerët, sepse mund të shpërndajnë viruse.
Vëthët: janë një tjetër produkt që nuk duhen ndarë asnjëherë me të tjerërt.
Kufjet: mund të shpërndajnë tek të tjerët inflamacionet dhe infeksionet e veshit.