Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi Stadiumit në Viti”.
Ky projekt shumë i mirëpritur nga sportdashësit, pritet të implementohet gjatë periudhës 2017-2018.
Kryetari Haliti me këtë rast ka theksuar se ky projekt do të ndikoj shumë pozitivisht në krijimin sa më të mirë të kushteve për ngritje të cilësisë së sportit të futbollit vitias.
Vlera totale e këtij projekti kap shumën në rreth 800 mijë euro, ku ministria do të investoj 600 mijë dhe komuna të bashkë financoj me 200 mijë euro.