Këtë vikend fillon edicioni i ri, 2019/20 në futbollin e Ligës së Parë. Këtë vit në këtë kategori të garave janë tri klube nga Anamorava, respektivisht, Kf. Dardana, Kf. Vitia dhe Kf.Vllaznia e Pozheranit.
Në javën e parë, këtë të shtunë, Kf.Dardana udhëton drejt Prishtinës për t’u përballur me ekipin e Ramiz Sadikut, ndërsa bardh e kaltërit janë mjaft optimist.
Ky është postimi i plotë zyrtar i klubit:
“Udhëtojmë drejt Prishtinës me qëllimin e vetëm FITORE! Pas 16 viteve rikthehemi aty ku duhet të jemi!
Ekipa ne krye me trajnerin Erdin Hashani është përgaditur për sfiden e rradhës, përforcimet e ardhura janë gati për të treguar vetën, ndërsa tifozët si qdo herë të gatshëm për të krijuar atmosfer!
Ne jemi dhe do mbesim gjithmonë lojtari i 12-të i Dardanës dhe këtë duhet ta dëshmojmë në vazhdimsi. Djemt tanë kanë nevoj për ne! Prandaj shihemi të shtunën!
KF DARDANA KAMPIONNNN”, thuhet në njoftim.