Këtë fundjavë starton edicioni i ri 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Dy skuadrat gjilanase do ta nisin kampionatin të shtunën.
Gjilani do të jetë nikoqir i skuadrës së Ferizajt, derisa Drita do të jetë udhëtuese për t’u ballafaquar me skuadrën Trepça ’89.
Që të dyja këto takime nisin në ora 17:00.
Përndryshe, të shtunën luhet edhe ndeshja tjetër Dukagjini-Prishtina.
Të dielën luhet vetëm ndeshja Drenica-Llapi në orarin e njëjtë, kurse ndeshja Malisheva-Ballkani është shtyrë, për shkak se Ballkani të enjten e zhvilloi ndeshje në garat evropiane.
Përndryshe, Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin e plotë të ndeshjeve të BKT Superligës për fazën e parë.
Për shkak se sivjet prej 21 nëntor deri më 18 dhjetor do të mbahet Kupa e Botës “Katari 2022”, Komisioni i Garave ka planifikuar që garat e stinorit vjeshtor të mbyllen para fillimit të këtij eventi, prandaj disa javë do të zhvillohen në mesjavë. /2LONLINE/