(2L ONLINE) – Historikisht njerëzimi njeh zhvendosje të shumta të individëve, familjeve, fiseve e qe besa e dhe grupeve më të mëdha etnike, në kërkim të një jete më të mirë. Ato nuk kanë pushuar edhe pasi kombet kanë krijuar shtratin e tyre që njihet si etnikum gjeografik apo si parashtet (me forma të ndryshme autonomie) por edhe si formacion etatik-shtet. Varësisht se si grupet e caktuara shoqërore e kanë gjetur veten në ato rrethe, por edhe nga ajo se si dhe sa ka arritur ajo shoqëri apo ay formacion shtetëror që popullatës brenda korpusit të vet tu sigurojë dhe t’u ndërtojë kushte për jetë dinjitoze!
Edhe ne shqiptarët jo se bëjmë ndonjë përjashtim nga e tërë kjo. Përkundrazi kemi pas eksode epike përgjatë historisë sonë edhe atë në përgjithësi; duke ikur jashtë atdheut. tani mos të mos mbajmë radhë kronologjike por ajo vazhdon sot e kësaj dite pa ndaluar fare. Shiko dhe dëgjo informacionet nga stacionet e grumbullimit si dhe destinacioneve të ndryshme nga të cilat njerëz me familje , e të rinj mësyjnë botën e jashtme-atë të premtuarën. Përse?
Prindërit e këtyre të rinjve që tani po mësyjnë boten, mezi se kishin arritur tua siguronin kushtet për jetesë dhe shkollim në Kosovën e paslufte këtyre. Dhe tani kur ka kaluar dekadë e ma shumë dhe kur këta të rinj nuk do duhej të kalonin nëpër atë çfarë kanë kaluar prindërit e tyre. Por jo! Ajo që u ka ndodhur prindërve të tyre po u ndodhë edhe këtyre. Veçse, në një formë akoma ma të zymtë. Sepse nëse prindërit e këtyre fëmijëve kishin,ma shumë mbanin një shpresë,tani këta nuk e kanë as edhe atë!U mungon perspektiva. Ua dogjën ëndrrën!
U pajtuam që të gjithë se këtu në këtë vend, nuk respektohet ma asgjë që ka të bëjë me vlerën! Por vetëm anti vlera. Dhe çka ndodhë? Njeriu e ka dhuntinë që perëndia i ka falur dhe dëshirën që atë ta formësojë ma tutje në shërbim të vetvetes dhe vendit pastaj. Por nuk mundet. Edhe brina me pasë si thotë populli nuk mundet me realizue ëndrrën e vetë po qe se nuk ja arrin të korruptoj ndonjërin ose të ketë atë krahun e fortë! Sepse në këtë shoqëri të shpëlarë nuk vlen gjë tjetër, veçse tendenca makiaveliste por e tipit më primitiv e grykësisë së paskrupullt.
Ka të tillë që këtyre ditëve ikën. Udhëve të rrezikshmërisë së lartë.
-Iku se, lypi punë dhe së gjeti askund dhe në të ritë e tija pa perspektivë iu deshtë me shkua!- Më tha vllau i tijë. Por nuk ngelet me kaq. Kam një motër më thotë ay- Metushi që me pagën e tij prej kamarieri mundohet ta mbajë familjen. -Dhe vazhdon -”Është shumë e talentuar në pikturë dhe vizatim dhe që ka tentuar që përmes mundësisë të shkollohet më tutje ta zhvillojë dhe profesionalizojë talentin por që ka hasur në vështirësi,për shkakun se edhe pse ka tentuar që të regjistrohej në akademinë e arteve nuk ja ka arritur”
Ashtë kjo çika e talentuar Arbresha Lakna nga Gjilani. Është 21 vjeçare, e cila ka investuar në përgatitjen e saja para se me shkua me u regjistrua dhe e cila ka bë tentim permanent regjistrimi në disa afate por ja që fatkeqësisht edhe përkundër talentit, nuk ja ka arritur të regjistrohet.
Ajo nuk e ka këtë vetëm hobi por dëshirë të flakët dhe ëndërr që një ditë në mënyrë profesionale të merret me artin e saja të dashur. Veprat e saja artistike janë pëlqyer edhe nga rrethi, shkolla dhe gjithandejë ku ajo në kushtet e veta modeste ka arritur ta ekspozojë krijimtarinë e saja.
Tani neve nuk do gjykojmë në mënyrë paushall as talentin e saja dhe as për atë se përse kjo vashë e talentuar nuk ja ka arrit të regjistrohej në degën e saj të preferuar,me vite të tëra. Por nga logjika e shëndoshë, nga ajo që përflitet, nga ajo çka dëgjohet e besa shihet të lë për të besuar se këtu tek ne nuk vlen talenti sa vlen mundësia për ta paguar talentin.
E për ti gjykuar mundësitë e Arbëreshës ju keni mundësinë edhe vetë nga veprat e realizuara nga ajo që i kemi postuar këtu:
Përse personave të tillë me talent të pamohueshëm, kjo shoqëria dhe shteti ynë nuk ua krijon mundësinë që talentin e tyre ta zhvillojnë dhe ta praktikojnë në vendin e tyre por i bënë me politikat e saja destruktive të ikin nga këtu sa ma para që është e mundur.
Dhe që më pastaj këta të rinj tanë të shkojnë nëpër vende tjera dhe ta zhvillojnë dhuntinë e tyre e ne pastaj të çirremi dhe të kërkojmë nga ta që ata ta lënë perspektiven e tyre dhe të vinë e të i mbrojnë ngjyrat dhe krenarinë e atdheut. Cilit atdhe? Atij që nuk ja diti për ta. Jo ata kanë plotësisht të drejtën e tyre personale që të shkojnë udhëve të tyre prosperuese.
Investoni në talentë ,punoni me ta, jepuni mundësinë që ta zhvillojnë. Krijoni kushte. Mos i mohoni. Mos u a mundësoni të tjerëve që nuk kanë talent tua zanë vendet e merituara këtyre. Se nuk po bëni gjë veçse po e mbytni ardhmërinë e kësaj gjenerate dhe ardhmërinë e këtij vendi.
Mos bëni kompromis me këtë, sepse nuk do keni ma arsye të krenoheni me arritjet e tyre sepse ato do jenë vetëm të tyret dhe sakrificës së familjes së tyre dhe shtetit që investon në ta! Dhe, nëse vazhdon kështu edhe kjo çikë jona do shikojë ardhmërinë gjetkë, mu si shumë të tjerë e tjera që tani krenohemi me ta! Edhe pse pa arsye!!!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/