Kujtoj se çdo kosovari tani mund t’i kujtohen situatat kur gjithmonë e gjithherë në prag të zhvillimeve pozitive-historike për Kosovën, në Shqipëri krijoheshin situata politike delikate nga shërbime antishqiptare serbo-greke që rrezikonin seriozisht politikën e tërësishme shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të saj.
Shkruan: Gani Neziri
Edhe kësaj radhe, kur në Kosovë u dakorduan gjitha partitë opozitare me qeverinë (që ndodhë shumë rrallë) që të krijojnë-themelojnë-ligjësojnë Ushtrinë e Kosovës, në Shqipëri dukeshin shenjat e para negative se përgatitej të ndodhë destabilizimi i pushtetit dhe rrezikimi i shtetit shqiptar, respektivisht, kosovar.
Kujtoj se, syqeltësia politike e Kryeministrit të Shqipërisë, shumë i respektuari z.Edi Rama e zuri hapin e duhur politik pran momentit më kritik të interesit kombëtar.
Dua të them se, gjithsesi i ndihmuar nëpërmjet punës së inteligjencës tonë kombëtare i zuri në “ajër” përpjekjet ogurzeza të shërbimeve sekrete serbo-greke që kishin për qëllim destabilizimin e Shqipërisë pikërisht në momentin historik kur Kosova përgatitej të ligjësonte Ushtrinë e vet.
E gjitha kjo përpjekje e dy shërbimeve ogurzeza greko-serbe, përgatitej nëpërmjet veglave të veta që i paguan në Shqipëri, të veshur nën petkun e partive opozitare PD dhe LSI, e madje, jo vetëm këto. Edhe ndonjë (b)analist gazetarie gjakpërzier, i munguar nga ndjenja kombëtare u shërbente agjencive antishqiptare.
Pra, më pëlqen shumë të besoj se Kryeministri ynë megapolitik në koordinim me studentët më të vyer shqiptarë nga ana e ekselencës së tyre e po ashtu edhe të brumosur me frymën patriotike guximshëm u hodhën në veprim në mënyrën më mjeshtërore politike për të mbrojtur kauzën kombëtare duke organizuar protestën studentore si paradigë kundër veprimeve më të liga që i përgatiteshin Shqipërisë nga shërbimet e liga të përmendura më lart, duke ju “nxënë në ajër” planifikimet e tyre ogurzeza.
Ky organizim i shkëlqyer studentor ua la “të pa shpërthyer eksplozivin” llavës politike antikombëtare që përpiqeshin të shfrytëzonin rastin për të destabilizuar Shqipërinë.
Dy liderët opozitar që njëkohësisht janë edhe “doktor shkencash” të titulluar në universitetet e administruara nga vet ata, “u vunë në “mbështetje” të studentëve” për të rrëzuar ligjet e universitetit të cilat i kishin vendosur atëherë kur me bashkëqeverisje kishin udhëhequr pushtetin.
Pra, në fakt, Kryeministri ynë ka mbi supet e tija edhe problemin shumë delikat të pazgjidhur të çrregullimit ekstrem të administratës universitare të cilën duhet rregulluar, gjë që nuk është aspak e lehtë, sepse, aty ka lëshuar thellë rrënjën e keqe keqadministrimi nepotist.
Anarki totale. Nuk dihet saktë; kush-kujt i jep llogari! Në universitete të caktuara udhëheqin e administrojnë; daja,nipi e stërnipi, halla, tezja, mesa e stërmbesa. Notat në Indeks mund të merren edhe në restauronte. Shiten e blihen diplomat e fakultetit! Madje, shiten e blihen edhe doktoraturat!
Pra, edhe sikur të bëhej përpjekja më sublime për të vënë në rrugën e zhvillimit evropian administratën universitare jo veçse që do të kritikohej nga brenda universitetit por, do të kritikohej edhe nga opozita dhe do të pengohej me gjitha mjetet opozitare.
Madje, do të thosha, edhe me mjetet e pa lejuara në demokraci, ashtu si ka ndodhur shumë herë. Pra, edhe pse shpeshherë duket me pamje ashpërsie para publikut shqiptarë, nëpërmjet mediave publike, më duket se pas kësaj “ashpërsie” ishte pikërisht zotësia e duhur politike e Kryeministrit tonë të nderuar për të cilin që moti kishte nevojë Shqipëria jonë
Pra,me një “gjuajtje” goditi në dhjetëshe “dy shenjat e vendosura mbi mur” nga pararendësit e tij të padijshëm për administrim shteti.
Kësaj radhe, shërbimeve ogurzeza serbo-greke ua hodhi lakun në ajr, dhe së dyti, nëpërmjet kërkesës së ligjshme studentore do të filloj reformën rrënjësore në universitete publike duke u dhënë frymën perëndimore të arsimimit për të cilën kishte nevojë Shqipëria dhe shqiptarët.