Ankesës së disa qytetarëve të lagjes së Zabelit në Gjilan, për ndërhyrje në realizimin e projektit nga ana e shefit të grupit të Këshilltarëve Komunal të LDK-së, projekt i cili ka të bëjë me ndërtimin e kanalizimit për ujërat atmosferik, nga lagja Arbëria deri te lumi Mirusha, iu janë përgjigjur Këshilltarët Komunal të PDK-së, të cilët pas ftesës kanë dalur sot menjëherë në teren, për të parë nga afër problemin e ngritur nga këta qytetarë të kësaj lagje.
Sipas banorëve, shefi i grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së, ka kërkuar nga zyra e projekteve dhe zyra e prokurimit, që të devijohet projekti nga planifikimi, duke penguar realizimin e tij sipas planit të paraparë.
Shefi i grupit të Këshilltarëve Komunal të LDK-së, ka një pronë private pranë së cilës ekziston edhe një hapësirë e pronës publike komunale, kah edhe duhet të ndërtohet rrjeti i kanalizimit atmosferik por që po e pengon “shefi”. Mirëpo nga gjendja në teren shihet qartë se ajo pronë komunale është e bashkuar me pronën e tij (e rrethuar dhe mbushur me material të dheut), ku sipas banorëve “shefi” në vazhdimësi ka pretenduar se edhe ajo hapësirë është pronë e tij.
Këshilltarët Komunal të PDK-së, kanë vizituar edhe Drejtorin e Kadastrit dhe Gjeodezisë, ku janë informuar drejtëpërdrejtë përmes dokumentacionit, lidhur me titullarin e kësaj prone, e që është pronë komunale, nga edhe po duhet të realizohet projekti në fjalë.
Këshilltarët e PDK-së Shukrie Rapuca, Riad Rashiti dhe Fatbardha Selmani, janë takuar edhe me punëkryesin e këtij projekti, i cili është shprehur se punët janë duke kryer sipas projektit, mirëpo nëse kërkohet nga komuna të punohet ndryshe ne jemi të obliguar të zbatojmë kërkesat e tyre. Poashtu kanë biseduar me disa nga banorët për këtë problematik, ku e kanë theksuar problemin edhe me rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza, mu përshkak shtrirjes jo të përshtatshme të rrjetit sipas gjendjes në teren. Ata kanë kërkuar që ky projekt tani të realizohet sipas planifikimit në projekt dhe që mos të devijohet për interesa personale të dikujt në LDK.
Andaj Këshilltarët Komunal të PDK-së i bëjnë thirrje zyrës së projekteve, zyrës së prokurimit që mos të bien pre e presioneve të shefit të Këshilltarëve Komunal të LDK-së,për të ndryshuar projektin dhe për ta devijuar sipas dëshirave të tij, i cili ka edhe pretendime ndaj pronës komunale.
Poashtu i drejtohen edhe kryetarit të komunës së Gjilanit, që të mos lejojnë keqpërdorimet e personave të caktuar të LDK-së, e që janë në pozita udhëheqëse, sepse prona është e shenjtë dhe më në fund është përgjegjësi e kryetarit të komunës, që të ndalë keqpërdorimet të cilat ndodhin dhe të largojë pengesat në teren.
Ndërsa edhe neve na takon, që si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve të Gjilanit, të kujdesemi dhe të parandalojmë këto dukuri negative dhe të dëmshme për qytetarin tonë, e këtë do të duhej ta bënte edhe përfaqësuesi i zgjedhur i LDK-së, e jo këto pengesa të dalin mu nga ana e tij në realizimin e projektit dhe të dalin edhe pretendimet e tij ndaj pronës publike.
Kjo është e patolerushme dhe kërkojmë që në asnjë mënyrë mos të devijohet projekti i cili është duke u realizuar dhe njëkohësisht i dënojmë këto ndërhyrje dhe keqpërdorime nga ana e zyrtarëve të LDK-së, por edhe keqpërdorimet tjera të cilat kanë filluar që nga fillimi i mandatit qeverisës me komunën e Gjilanit.
/e sponsorizuar/