/2L ONLINE/ – Kryetari i Këshillit Studentorë në Fakultetit Ekonomik Valdrin Bajrami ka thënë se si përfaqësues të studentëve kanë përgjegjësi të reagojnë atëherë kur të drejtat e studentëve që i përfaqësojnë shkelen apo lihen anash. “Prandaj ne si Këshilli studentorë i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës përmes kësaj komunikate mbështesim fuqishëm dhe bëjmë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën studentore, tashmë të paralajmëruar nga Parlamenti Studentor e cila do të mbahet me date 06.10. 2015 me fillim nga ora 11:00”, thotë Bajrami.
Sipas tij, në këtë gjendje kaotike të cilësisë, në këtë trend të vazhdueshëm plagjiaturizmi, kjo mungese e madhe e literaturës së duhur studimore, e shumë e shumë probleme tjera teknike siç është mos funksionalizimi i ngrohjeve, sallat e mëdha pa mikrofon dhe projektorë; në anën tjetër letargjia dhe neglizhenca e Rektoratit drejtë këtyre problemeve “të vërteta” në UP na bënë të ndihemi tejet të ofenduar si studentë. Ndihemi të ofenduar, madje dyfish dhe në të dy anë të ndryshme.
Së pari, duke u përballur qdo ditë me probleme të vazhdueshme studentore dhe duke i njohur mirë ato, ky menaxhmenti UP-së përpiqet të na i mbyllë sytë para tyre dhe të krijojë iluzion në opinionin e gjerë se afatet janë problemi kryesorë dhe më i madhi në UP.
Së dyti, duke njohur të gjitha këto probleme, krejt qka bën ky menaxhment i UP-së është që vazhdimisht merrë vendime dhe veprime “kozmetike” për të krijuar përshtypjen e një qeverisje të mirë, duke mos prekur asnjëher në thelbin e problemeve, në problemet e vërteta në UP.
“Është ky menaxhment i cili këtë “kamuflazhë” e bëri me futjen e testit për provim pranues në master dhe me këmbnguljen që ligjëratat e masterit të fillojnë nga 01/10, prandaj po përpiqet ta bëjë një gjë të tillë edhe tani. Por kjo për ne, është e papranueshme. Konsiderojmë, madje e themi fuqishëm se afatet e nëntorit dhe prillit, e poashtu afatet për apsolventët janë e vetmja pikë ngushllimi për studentët ndajë të gjitha sfidave dhe problemeve me të cilat ata vazhdimisht përballen. Për këtë edhe është organizuar kjo protestë”, ka thënë Valdrin Bajrami, kryetari i Këshillit Studentor në Fakultetit Ekonomik. /2L ONLINE/