Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e III-të të rregullt. Në këtë takim gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është vlerësuar si e qetë dhe stabile nga pjesëmarrësit në këtë takim. Megjithatë u ngritën disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë publike nga anëtarët e këtij këshilli.
Hasan Aliu, zv.kryetari i komunës së Vitisë dhe njëherit kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile. Për këtë ai falënderoi të gjitha mekanizmat por edhe në veçanti qytetarët.
Kurse Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Viti, Rreshter Ramdan Abdyli tha se sipas vlerësimit të tyre gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e mirë, por që sipas tij natyrisht që ka hapësirë për përmirësime Ai tha se Policia e Kosovës në Viti, ka një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet që veprojnë në këtë komunë duke shtuar se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të mbahet kjo gjendje apo të përmirësohet ajo.
Ndërsa Imri Emërllahu nga Ekipi i Veprimit të Sigurisë në Bashkësi (EVSB) në Viti, i njoftoj të pranishmit se ata kanë zhvilluar dy fushata të vetëdijesimit, njërën për rrezikun nga puset e hapura dhe tjetrën për prerjen ilegale të pyjeve. Ai gjithashtu ka paraqitur edhe disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë publike si: mos prerja e barishteve skaj rrugëve që si pasoj sjellë uljen e dukshmërisë në rrugë, zjarrëvenëniet, shpejtësia e madhe e motoçiklistëve në trafik dhe zhurma nga ta, fluksi në rritje e mërgimtarëve dhe kërkoj që të kontrollohen aparat për fikjen e zjarrit.
Ndërkaq Avdyl Misini, përfaqësues i Këshillit të Prindërve, pos një falënderim për institucionet që kanë mbajtur në vazhdimësi ligjërata vetëdijesuese kundër dukurive negative, ka falënderuar edhe organet e shëndetësisë në Viti për kontrollet sistematike të nxënësve. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin e prindërve dhe nxënësve për mos përfundimin e objektit të ri shkollor në Pozheran. Gjithashtu kërkoj nga prindërit që të rrisin bashkëpunimin me nxënësit dhe mësimdhënësit.
Marjan Ukaj, përfaqësues i Bashkësisë Katolike në Viti, ka kërkuar që të ketë prezencë të shtuar të Policisë në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, në veçanti në mbrëmje shkaku i fluksit të madh të vizitorëve, kjo sipas tij me qëllimin më të mirë që të sigurohet mbarëvajtja në trafik. Ai pot ashtu ka përmendur edhe fluksin e madh të vizitorëve që do të këtë së shpejti për shkak të festës së “Zonjës së Madhe “ në Letnicë të Vitisë.
E Shqyqeri Halabaku, përfaqësues i mediave lokale në Viti, kërkoj që të sigurohen më shumë hapësira për parkim të mjeteve motorike por edhe që të funksionalizohen semaforët në qytetin e Vitisë.
Kurse përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha, i njoftoj të pranishmit mbi aktivitet fetare që do të mbahen për nder të festës së Kurban Bajramit, duke potencuar se kjo festë karakterizohet edhe me therjen e Kurbaneve. Ai për këtë ka kërkuar që të gjendet një hapësirë e përshtatshme për therjen e tyre. Përndryshe në këtë takim janë ngritur edhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë publike. /2LONLINE/