Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, anëtarët e Këshillit, dhe i kësaj radhe mori pjesë edhe Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani me ekipin e tij.
Kryetari Rahimaj ka thënë se në këtë mbledhje kanë diskutuar rreth sigurisë në Komunën e Kamenicës si dhe pengimit të krijimit të deponive ilegale.
“U dakorduam se edhe niveli qendror por edhe ai lokal do të bëjë të pamundurën për të krijuar një ambient ku mbizotëron rendi e ligji, dhe ku e rëndësishme do të jetë siguria e mirëqenia e qytetarëve”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/