Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e dytë e radhës dhe ka zgjedhur strukturat e reja organizative. Anëtarët e pranishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kanë zgjedhur Zejni Fejzullahu për zëvendëskryetar, Enver Memeti sekretar dhe kryetar i organit ekzekutiv është votuar Shukri Ymeri dhe për zëvendës Arbër Pajaziti.
Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së tha se tani është kompletuar udhëheqja e këtij institucioni, nga rezultatet e dalë të zgjedhjeve të mbajtura për këtë institucion dhe në kuadër të marrveshjes së përbashkët të listës së “Koalicionit i shqiptarëve të bashkuar” dhe koalicionit nga lista “Partia Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi”.
Sipas Musliut në këtë seancë ende nuk është përmbyllur procesi i kompletimit të Këshillit Këmbëtar Shqiptar, ku mbeten edhe mëtej zgjedhja e komisioneve të këtij institucioni nga fushat përkatëse.
Musliu tha se iu është bë edhe ftesë anëtarëve të “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve” që të marrin pjesë në mbledhje dhe japin kontributin e tyrë në zgjedhjen e problemeve.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar tash e tutje do të koncentroj të gjitha energjitë për realizimin e objektivave dhe qëllimeve që ka vendosur para vetës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i KKSH-së, transmeton Titulli.com