Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e rregullt me pikë të veçantë të rendit të ditës, Shqyrtimi dhe aprovimi i Kërkesës së Kuvendit komunal të Bujanocit për dhënien e Mendimit lidhur me Propozim vendimin mbi ndryshimin e emërtimit të sheshit të qytetit të Bujanocit nga “Karagjorgje Petroviq” në emrin e ri “Skenderbeu”.
‘Duke konsideruar që Propozim vendimi për emërtimin e ri të sheshit është në interes të avancimit të identitetit të bashkësisë shqiptare në komunën e Bujanocit e cila edhe tradicionalisht jeton në këtë komunë, Këshilli pa asnjë votë kundër votoj Mendimin pozitiv”, thuhet një njoftimin e KKSH-së, transmeton Titulli.com.
Sipas të njëjtit njoftim thuhet se përfaqësuesit nga radhët e Partisë Demoktratike nuk qëndruan deri në fund të diskutimit dhe votimit duke e lëshuar mbledhjen.