DYLON

Kryetarët e rinj të Klubeve Rotariane në Kosovë edhe zyrtarisht marrin detyrën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ceremonia e ndërrimit të Presidentëve të Klubeve Rotariane në Kosovë, apo siç njihet ndryshe edhe “Ceremonia e ndërrimit të çekanit”, kësaj here u mbajt në Gjilan në ambientet e shkëlqyeshme të Resort Vali Ranch, nën bashkëorganizim të  Këshillit të Klubeve Rotariane të Kosovës (KKRK) dhe Klubit Rotarian Gjilani.

Me këtë ceremoni edhe u shënuar përfundimi i vitit rotarian 2015/2016, ku ndër tjerash, kryetarët e Klubeve Rotariane në Kosovë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja, Mitrovica, Vitia e Prizreni, morën zyrtarisht detyrën nga kryetarët e vitit rotarian që po e lëmë pas dhe se ata do t’i drejtojnë klubet e tyre për vitin rotarian 2016/2017. (Viti rotarian fillon me 01 Korrik dhe përfundon me 30 Qershor). Po ashtu, ndërrimet në udhëheqje u bënë edhe te të rinjtë rotaraktët dhe interaktët.

EkoHigjiena

Ceremonia në fjalë filloi me dorëzimin e mirënjohjeve (“Presidential Citation”), që i jep Kryetari i Rotary International për klubet që kanë paraqitur strategjinë zhvillimore dhe gjatë periudhës që mbulon mirënjohja, kane arritur qëllimet që i kanë caktuar vetes me atë strategji. Janë pikërisht RC Gjilan dhe Rct Anamorava, që i morën këto mirënjohje, të cilat me autorizim të Guvernatorit Murat Çelik, e në emër te Kryetarit te Rotary Internacional, i dorëzoi Veton Qipa nga KKRK-ja.

Përndryshe, në emër të RC Gjilanit, të pranishmit i përshëndeti Zijadin Hasani, ndërsa për Rotary në përgjithësi, për punën tejet aktive që zhvillojnë klubet rotariane në Kosovë, foli Veton Qipa, kryetari në largim i KKRK-së, e për planet e vitit pasues të Rotary, foli Edmond Shyti, kryetar i KKRK-së, për vitin rotarian 2016/2017.

Përndryshe, përveç ceremonisë në fjalë, po ashtu u shpallen edhe rotarianët dhe rotaraktorët e vitit nëpër klube, si mirënjohje për shërbimin e çmuar, devotshmërinë dhe lartësimin e parimeve rotariane, ndërkohë që u dhanë edhe mirënjohje të tjera për angazhime të veçanta në Rotary. /2L ONLINE/






Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.