/2L ONLINE/ – Këshilli i punëtorëve i kompanisë Ecohigjiena sh.p.k Gjilan, ka dalë me një kumtesë pas arrestimit të u.d. kryeshefit ekzekutiv te Ecohigjiena. Ata kërkojnë urgjentisht zgjedhjen e një drejtori të ri.
Lexo: Arrestohet Senad Ramaj, u .d i kryeshefit ekzekutiv në EcoHigjiena
Ja kumtesa e plotë e Këshillit të punëtorëve që sjellë Portali 2LONLINE:
“Pas lajmit të publikuar në media për arrestimin e u.d.kryeshefit ekzekutiv të Ecohigjiena, ka reaguar Këshilli i punëtorëve të kësaj kompanie me një kumtesë. Këshilli punëtorëve dhe punëtorët e kompanisë Ecohigjiena shpk Gjilan,Viti, Kamenicë dhe Artanë, të shqetësuar me situatën e krijuar ne kompani pas përfundimit të grevës së përgjithshme muajin e kaluar pas një marrëveshje të arritur mes këshillit dhe institucioneve komunale, ku njëra nga kërkesat kryesore ishte pikërisht largimi i u.d.kryeshefit ekzekutiv Senad Ramaj, kërkon nga Bordi i Kompanisë, komisioni i aksionerëve dhe organet komunale të ndërhyjnë urgjentisht në zgjedhjen e një drejtori të ri ekzekutiv.
Ky person që një kohë të gjatë po e dëmton seriozisht kompaninë dhe e ka pru para një gjendje kolapsi. Tashmë u bë e ditur se ky njeri paska edhe probleme serioze me drejtuesinë dhe si i tillë nuk mund të jetë me në udhëheqjen e kompanisë. Ky person nuk ka me asnjë të drejtë ligjore dhe morale të udhëheqë kompaninë tonë. Kërkojmë nga Bordi i drejtorëve që të shkarkojë menjeherë nga detyra e kryeshefit ekzekutiv. Ne ju bëjmë me dije se nëse nuk kemi përmbushje të plotë të kërkesave tona të parashtruara dhe nuk përmbushet në plotni marrëveshja e arritur muajin e kaluar, ne në ditët e ardhshme do te fillojmë përsëri grevën e përgjithshme dhe bojkotin e punës për kohe të pacaktuar.
Këshilli i punëtorëve i kompanisë Ecohigjiena sh.p.k Gjilan 6 shtator 2016
fotoilustrim nga protestat e kaluara