Këshilli i Fshatit Vërban falënderon kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin për angazhimin maksimal dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë fshat dhe më gjerë.
Ky këshill shpreh mirënjohje për projektet infrastrukturore me theks të veçantë për asfaltimin e rrugës kryesore si dhe rrugëve të lagjeve, ndërtimi i trotuarit, rregullimi dhe instalimi i rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, ndërtimi i urës e investime tjera kapitale.
Këshilli i Fshatit Vërban poashtu vlerëson lart interesimin e kryetarit Haliti për gjendjen e krijuar nga pandemia e gripi si dhe mbështetjen konkrete që ai po e jep për familjet me gjendje më të rrezikuar financiare.
Ky lëshill inkurajon kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti që të vazhdojë menaxhinin e mirë të buxhetit dhe aseteve tjera për të mirën e përgjithshme publike.