Para fillimit të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Drejtorëve në Viti, sot është mbajtur një minutë heshtje me rastin e vdekjes së Ramadan Musliut, ish deputetit, publicistit, gazetarit, kritikut e poetit dhe studiuesit letrar nga Begunca e Vitisë.
Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti, me këtë rast theksoi se ndarja nda jeta e Ramdan Musliut është një humbje e madhe për Vitinë dhe gjithë vendin.
Ai ka shprehur ngushëllime të gjithë familjes Musliu dhe të gjithë ata që e kanë njohur Ramadan Musliun. Fatkeqësisht për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19 institucionet komunale nuk mund të mbajnë një mbledhje komemorative. /2LONLINE.com/