Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të Ramazanit KBI shtroi iftar për një pjesë të jetimëve të Komunës së Gjilanit, të cilët janë të rigjistruar që nga paslufta e deri më tani.
Disa prej tyre gëzojnë një përkujdesje mujore 30 euro në muaj dhe herë pas here janë ndihmuar me pako ushqimore, çanta shkollore veshëmbathje etj.Këshilli i Bashkësisë Islame shtroi iftar për jetimet e Komunës së Gjilanit
Në vazhdën e aktiviteteve te muajit të Ramazanit KBI në Gjilan shtroi iftar për një pjesë të jetimeve të Komunës së Gjilanit të cilët janë të regjistruar që nga paslufta e deri më tani. Disa prej tyre gëzojnë një përkujdesje mujore 30 euro në muaj dhe herë pas here janë ndihmuar me pako ushqimore, çanta shkollore veshmbathje etj.
Kryetari I KBI, Naim Aliu shtroi një iftar të përbashkët për 90 persona përfshirë edhe familjarët më të ngushtë të tyre. “Ndihem jashtëzakonisht i vogël para këtyre fëmijëve dhe për këtë arsye edhe jam ulur në tavolinat e fundit për ti lënë kryet e vendit fëmijëve të cilët po rriten pa babë, I tillë jam edhe vet ngase kam qenë shumë i vogël kur më ka vdekur babai” tha Aliu, në fjalën e tij të rastit.
Ai gjithashtu u zotua se do të mundohemi që bashkëpunimin për këta fëmijë do ta vazhdojmë nëpërmjet donatorëve të mundshëm dhe në të njëjtën kohë bëri një thirrje të gjithë të interesuarve për t’i ndihmuar kësaj kategorie, bizneseve dhe individëve të interesuar, se Këshilli I Bashkësisë Islame do ti ofroj të gjitha mundësitë që ndihmat e qytetarëve të arrijnë deri te jetimët e Gjilanit.
Në fund secilës familje që prezantoi në iftar ju dha një pako me gjërat më elementare për ushqim. Ditët ne vazhdim te ramazanit do të këtë edhe aktivitete tjera humanitare për t’i lehtësuar jetën familjeve ne nevojë.