Sot në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në xhaminë “Dardania II”, organizoi aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.
Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame, Iljas ef. Mustafa u shpreh i kënaqur me rrjedhën e këtij aktiviteti, ku kishte një numër të madh, përkatësisht 91 qytetarë të Gjilanit iu përgjigjen ftesës për dhurimin vullnetar të gjakut, transmeton Portali 2lONLINE.com.
“Këshilli i Bashkësisë Islame me këtë rast falënderon gjithë dhuruesit e gjakut duke iu dëshiruar shëndet, dhe gjithashtu premton se ky nuk do të jetë aksioni i fundit në këtë drejtim”, ka thënë Mustafa. /2LONLINE/