Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit shtroi iftarin tradicional “Iftari na bashkon”, ku morën pjesë përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, autoritete rajonale e komunale dhe shumë institucione të tjera dhe qytetarë .
Kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, shprehu mirëseardhje të gjithë të pranishmëve që iu përgjigjen ftesës nga të gjitha viset.
“KBI në Gjilan është e përkushtuar që në të ardhmen ta avancojë bashkëpunimin me të gjithë akterët institucional për një shoqëri të sigurtë dhe më prosperuese të vendit. Do të vazhdojmë të jemi promotor kyç të kulturës së bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlerë e trashëguar nga të parët dhe rilindasit tanë.
Me këtë rast, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës këtë iftar e përshëndeti myftiu Trnava dhe tha: “Kjo sofër e iftarit na ka bashkuar dhe i shprehim falenderime Allahut për begatitë që na i ka dhënë dhe lus Zotin që agjërimin dhe ibadetet tona të na i pranojë”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në iftarin e organizuar nga Bashkësia Islame e Gjilanit, ka bërë thirrje për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi, ambasadori i OSBE’së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë darkë të iftarit, pos përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, kanë marrë pjesë edhe kryetarët e Komunave të regjioni të Anamoravës, Luginës së Preshevës, Përfaqësues të Dijanetit të Republikës së Turqisë, Përfaqësues të OJQ ve, Përfaqësues të Spitalit regjional. Dekani i fakultetit të studimeve Islame me bashkëpunëtor.
Nga Rozhaja, përkatësisht nga Sanxhaku, sonte ishte veprimtarin Ali Daci. Kryetarët e komunave, Vitisë, Kamenicës, Rektori e universitetit Kadri Zeka, Përfaqësuesit nga FSK, KFORI, Turk LMT. Drejtorët e drejtorive komunale. Përfaqësuesit e partive politike, Deputetë,Veteranët e UÇK, Familjet e dëshmorëve, Drejtori Medresesë Alaudin me bashkëpunëtor, Kryetar të Këshillave të Bashkësisë Islame, Vitisë, Kamenices, Pejes, Mitrovices, Preshevës. Mandej, Profesor, drejtor të shkollave, xhematlinjë dhe imamët e të gjitha xhamive të komunës së Gjilanit me bashkëshortet e tyre, e të tjerë. /2LONLINE/