Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka dorëzuar mjetet e tubuara nëpër xhamitë e Komunës së Gjilanit 8960.42 €, familjes së Amela Nezirit (6 vjeqe) e cila është bija veteranit të UÇK së Rifat Neziri, e cila vuan nga një sumundje e rëndë ku mundë të gjenë shërim vetëm jasht vendit.
Për këtë arsye kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, sot u shpreh i gëzuar që sado pak në bashkëpunim me imamët e xhamive të Komunës kanë arritur të kontribojnë për tubimin e një shume simbolike për shërimin e voglushes gjilanase.
Duhet theksuar se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmon vazhdimisht shtresa të ndryshme të qytetarëve në nevojë. /2LONLINE/