/2L ONLINE/ – Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan sot ka ndarë 200 dhurata për nderë të festës së Kurban Bajramit për fëmijët parashkollorë. Fëmijët të cilët përfituan nga ky donacion i Bashkësisë islame të Kosovës ishin nxënësit e shkollës”Nazmi Hoxha” dhe fëmijët e shkollës” Musa Zajmi” në Gjilan.
Faredin Rexhepi, drejtor i shkollës “Nazmi Hoxha” si dhe Ramadan Dermaku, drejtor i shkollës “Musa Zajmi” falenderuan KBI-në, në Gjilan për këtë aktivitet humanitar për festën e Kurban Bajramit, ngase këto dhurata për fëmijët janë shumë të mirëseardhura.
Agim Hyseni, sekretar I KBI në Gjilan theksoi se; jemi të kenaqur që ketyre ditëve krahas shpërndarjes së mishit të kurbanave po arijmë që t’iu dhurojmë edhe fëmijëve nga një dhuratë me të cilën ata I bënë të lumtur në këto ditë feste. /2L ONLINE/