Kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka mbajtur sot një takim me imamët dhe administratën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Takim u hap me leximin e disa ajeteve kuranore. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë gjendjen aktuale të jetës fetare në komunën e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e saj, njofton Kryeimami Iljaz Mustafa.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe përgatitjet për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe aktivitetet e KBI-së për vitin 2024.
Kryetari Naim ef. Aliu vlerësoi kontributin e imamëve në ruajtjen e unitetit dhe zhvillimin e aktiviteteve fetare në komunën tonë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes imamëve dhe Këshillit, për t’u përballur me sfidat aktuale dhe për të përmbushur nevojat shpirtërore të besimtarëve.
Kjo mbledhje shërbeu për angazhimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit për të adresuar çështje të ndryshme që ballafaqohen me organizmin e jetës fetare dhe iniciativave të ndryshme për të ndihmuar shoqërinë, njofton Kryeimami Iljaz Mustafa. /2LONLINE/