/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot në mesditë një takim i kryetarëve të këshillave të fshatrave me kryetarin e komunës, me që rast është diskutuar për të gjitha çështjet me rëndësi , që ka qenë edhe si takim për rekapitullimin e punëve të këtij një vjeçari. Gjithashtu, në këtë takim u fol edhe për prioritetet në të ardhmen dhe kërkesat që mund të dalin nga komuniteti i fshatrave.
Po thuajse të gjithë kryetarët e fshatrave që ishin prezentë, kanë shprehë lëvdata për punën e kryetarit Haliti, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin e tij me këshillat e fshatrave, popullatën, si dhe realizimin e projekteve prioritete të lokaliteteve.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se viti 2016 cilësohet si viti më i suksesshëm sa i përket realzimit të projekteve në 50 vitet e fundit.
“Realizimi i gjitha këtyre projekteve, i gjithë kësaj pune që është bërë në mirëqenien e qytetarit tonë, është meritë e juaja, sepse me bashkëpunimin shumë të mirë që kam pasur me ju, kemi arrit që të arrijmë këtë progres”, ka thënë kryetari Haliti.
Driton Ramiqi përfaqësues i fshatit Pozheran, ka potencuar se gjitha prioritetet që ka pasur ky lokalitet, janë realizuar dhe për këtë ka shpreh falënderime për institucionet komunale. Edhe Muhabi Zejnullahu përfaqësues i fshatit Goshicë, ka theksuar se mbi 60% e prioriteteve të lokaliteteve që ai përfaqëson janë përmbushur.
“Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj i nderuar kryetar për gjithë përkushtimin tuaj në realizimin e projekteve prioritete në Goshicë”, ka thënë Zejnullahu.
Edhe Hetem Kurteshi kryetar i këshillit të fshatit Ballancë, ka numëruar projektet që janë realizuar deri më tani në këtë fshat, duke vlerësuar se kjo ka ndikuar jashtëzakonisht në mirëqenien e banorëve.
Në këtë takim, mirënjohje për punën e mirë të kryetarit dhe gatishmërisë për bashkëpunim dhe mbështetje fshatrave, i dhanë edhe përfaqësuesit e fshatrave të tjera, ndërkohë që Tahir Lubishtani koordinator për Këshillat e fshatrave, ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin dhe se sipas tij, nga ajo që u prezantua në këtë takim, del se komuna e Vitisë ka realizuar diku 90 % të prioriteteve nëpër fshatrat e komunës së Vitisë. /2L ONLINE/