(2L ONLINE) – Me qellim te gjetjes së problemeve me të cilat ballafaqohen fshatra ne aspektin e sigurisë në Komunën e Vitisë , Ekipi Veprues për siguri ne Bashkësi (EVSB), ka mbajtur një takim me këshillat e fshatrave, anëtaret e sigurisë ne bashkësi si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës ne Viti.
Në takim i pranishëm ishte edhe zëvendës kryetari I komunës së Vitisë Hasan Aliu I cili e cilësoj si shumë të rëndësishëm këtë takim duke ju bërë thirrje atyre që të punojnë me institucionet përkatëse për sigurinë e përbashkët. Aliu potencoi se Institucionet Komunale të Vitisë do të bashkëpunojnë ngushtë me arteret relevant që situata e sigurisë të jetë në nivelin e duhur.
Ndërkaq fillimisht Koordinatori I EVSB-se Imri Emerllahu, ka paraqitur një historik të shkurtër mbi qëllimin, aktivitetet dhe të arriturat e EVSB-së nga formimi e deri më tani.
Ndërkohë që komandanti i stacionit policorë në Viti Agim Lipovica ka paraqitur raportin 9 mujorë të policisë, duke theksuar se situata e sigurisë në komunën e Vitisë është relativisht e qetë, me rënie të numrit të disa dukurive siç janë vjedhjet por me një shtim të shqiptimit të gjobave për kundërvajtësit e trafikut.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kanë paraqitur shqetësimet e tyre saj për këtë çështjeve të sigurisë duke kërkuar një angazhim dhe bashkëpunim i të gjitha mekanizmave për të mirën e qytetarëve. Ata përmendën rastet si vjedhjet, qenët endacak, vozitja e veturave nga të miturit, dëmtimi i pyjeve, vetëvrasjet e shumë dukuri të tjera.
Nga ky takim kanë dalë edhe një disa rekomandime , që sipas organizatorët e këtij takimi do të adresohen organeve kompetente me qëllim që të ndërmerren masat e duhura në parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve në aspektin e sigurisë. Ata theksuan se kjo mund të bëhet vetëm përmes një bashkëpunimi e të gjithë mekanizmave ekzistuese në këtë komunë./2L ONLINE/