Ju sjellim gjashtë këshilla si të bëni gjumë të qetë e të rehatshëm edhe në ditët e nxehta. Derisa temperaturat gjatë stinës së verës vazhdojnë të ngritën, shumica e njerëzve përballen me vështirësi për t’i zënë gjumi për shkak të nxehtësisë së madhe. Mirëpo ekziston zgjidhje edhe për këtë.
Merrni një shishe ujë të ftohtë afër shtratit
Gjatë netëve të nxehta verore, merrni një shishe ujë të ftohtë akull dhe vendoseni ndërmjet mbulesave para se të shtriheni për të fjetur. Kështu, shtrati juaj do të qëndrojë i ftohtë dhe i freskët.
Bëni një dush të ftohtë
Dushi i ftohtë mund të mos jetë ndonjë nga gjërat më zbavitëse të cilat i bëni por kur vije puna për ta luftuar nxehtësinë ai do t’iu kryente punë sepse kështu, do t’iu binte temperatura trupore.
Vishni pambuk
Veshja e pizhameve të pambukta e lejon lëkurën tuaj që të marrë frymë duke iu mbajtur të freskët.
Mbajeni një gotë me ujë afër shtratit
Është e rëndësishme që të pini ujë rregullisht gjatë kohës kur temperaturat janë të larta për të shmangur dehidratimin. prandaj, mbajeni një gotë afër shtratit për ta ngritur nivelin e H2O para se të flini dhe gjatë natës nëse iu del gjumi
Largohuni nga alkooli
Në ditët e nxehta verore mund t’iu tërheq konsumimi i alkoolit. Por, ai iu dehidraton. Mundohuni që të mos pini shumë alkool dhe të pini një gotë ujë ndërmjet konsumimit të tij.
Bllokoni rrezet e diellit
Çelësi i një gjumi të mirë gjatë kohërave të nxehta është kur ju i vendosni perdet në dritare duke i bllokuar rrezet e diellit që të depërtojnë në dhomë.