Qëndrimi i gjatë në diell dhe në temperatura të larta mund të rezultojë me simptoma të ndryshme të nxehjes së trupit, si edhe me rënie e diellit në kokë.
Më me rëndësi është që të mos ekspozohemi në diell në periudhën midis orës 10:00 dhe 17:00. Kjo vlen posaçërisht për fëmijët, shtatzënat, personat e moshuar dhe personat që vuajnë nga sëmundja e zemrës.
Është me rëndësi që të pini shumë lëngje për shkak të humbjes me djersitje. Uji është më i preferuari, ndërsa kafen dhe alkoolin duhet shmangur duke pasur parasysh që shkaktojnë dehidratim.
Pos ujit, është me rëndësi edhe ushqimi i pasur me ujë siç janë kastraveci, domatja, sallata apo shalqiri.